Një zjarr ka përfshirë Spitalin e Durrësit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Burime bëjnë me dije se shkak i flakëve është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet nga ngrohëset. Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, tek reparti i neurologjisë, dhe më pas në mënyrë zinxhirë ka vijuar edhe në katin e dytë, tretë dhe të katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve, ndërkaq punonjësit e spitalit kanë evakuuar menjëherë pacientët nga repartet e tjera drejt atij të kirurgjisë.

Në evakuimin e pacientëve kanë ndihmuar edhe efektivë të ruajtjes së rendit publik. Mësohet se, rreth 80 pacientë janë evakuuar për shkak të flakëve, ndërsa gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike.

Specialistët shkuan në vendngjarje për zbulimin e shkakut të zjarrit.Inxhinieri elektrik i Spitalit të Durrësit, Edmond Palodhi është shprehur se flakët nuk kanë qenë të mëdha dhe se ka pasur më tepër tym dhe ndotje të ajrit nga djegia e kabujve.

Artikulli paraprakSHPËTOI FËMIJËT NGA SHTËPIA QË PO DIGJEJ, POR JO FOTOT E LIDERËVE KOMUNISTË, GRUAJA RREZIKON BURG
Artikulli tjetërIRANI PRANON, AEROPLANI U QËLLUAR PËR “GABIM NJERËZOR”, PRESIDENTI ROHANI: E PAFALSHME