Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuar flakët e zjarrit. Mësohet se shkak i rënies së flakëve ka qenë një sobë me dru, që ka shkaktuar edhe asfiksi në banesë.

Si pasojë e asfiksisë ka ndërruar jetë edhe një fëmijë 3-vjeçar. Ai është dërguar fillimish në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakQINDRA KG KOKAINË E HEROINË: SHKATËRROHET BANDA ITALO-SHQIPTARE, 22 NË PRANGA
Artikulli tjetërPËRCILLET NË BANESËN E FUNDIT AKTORI I MIRËNJOHUR XHEVDET FERRI