Qarku i Shkodrës është prekur zjarret për shkak të temperaturave të larta. Deri më tani vijon aktive vatra e zjarrit në Mal Kolaj dhe momentalisht është izoluar.

Ndërkohë rojet e ADZM janë vendosur në drejtim të Rrjollit.

Sipas parashikimeve vatra e zjarrit pritet të riaktivizohet gjatë ditës, për shkak të erës dhe temperaturës.

Në bashkine Vau Dejës, vijon aktive vatra e zjarrit në fshatin Hoten dhe momentalisht nuk rrezikohen banesat. Gjatë orëve të mëngjesit kanë punuar 12 efektiv zjarrfikës me pompa shpine. Nga strukturat e bashkisë Vau Dejes kërkohet mbështetje nga F.A të repartit nr. 1010 Vau Dejës.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, Pukë dhe Vau Dejës nuk raportohen vatra zjarri aktive.

Artikulli paraprakKTHJELLIME DHE VRANËSIRA KALIMTARE, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërNGA MASAT, TE PJESËMARRJA/ SI DO TË ZHVILLOHET CEREMONIA HAPËSE E OLIMPIADËS?