Zjarre shkatërruese janë përhapur në disa pjesë të jugut të Europës, duke djegur hapësira të tëra të peizazhit spanjoll e grek e duke detyruar mbi 1000 vetë të braktisin shtëpitë në Sardenja të Italisë.

Autoritetet e ishullit shpallën gjendjen e jashtëzakonshme duke e përshkruar situatën si një “katastrofë të paprecedentë”.

“Ende nuk arrijmë të përllogarisim dëmet e shkaktuara nga flakët që vazhdojnë të përhapen në zonën e Oristanos”, tha president ii rajonit të Sardenjës, Christian Solinas, i cili foli për bimësi të shkatërruar, kafshë të vrara dhe biznese e shtëpi të djegura nga themelet. Zjarret masive pyjore kanë gllabëruar sipërfaqe të tera edhe në gadishullin Iberik.

Flakët nuk kursyen Katalonjën, ku mbi 1.700 hektarë po digjen në Conca de Barberà dhe Anoia. (95 skuadra zjarrfikëse janë dërguar në zonë dhe 6 avionë të cistern. Përpjekjet e tyre rezultuan të suksesshme, pasi disa vatra u arrit të viheshin nën kontroll, e po kështu është mundur të frenohet dhe zjarri që përfshiu mbi 2.500 hektarë toke në Lietor që prej fundjavës.

Ekspertët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në muajin gusht, teksa parashikojnë një valë të zgjatur të nxehti.

Nderkohe pas Greqisë edhe Turqia është përfshirë nga zjarret masive.

Sipas mediave turke, zjarri ka përshirë pyllin në Manavgat, në provincën e Antalisë, e më pas ka arritur në zonën e Kalemler, ku si pasojë janë shkatërruar disa shtëpi.
Po ashtu si pasojë e flakëve janë plagosur tre persona ndërsa të gjithë banorët e katër lagjeve janë evakuuar.

Artikulli paraprakSHKODËR, FILLOJNË APLIKIMET PËR ARSIMIN E LARTË
Artikulli tjetërSHKODËR, RRETH 20 TURISTË NË DITË NË MUZEUN “OSO KUKA”