Adriatik Bode , është njëri nga të shpëtuarit gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit tek “Miramare” në Durrës.

Kjo është edhe video ku tregohet sesi është shpëtuar inspektori i tatimeve, 33-vjeçari Adriatik Bode.

Fatmirësisht, ai gjendej në një pozicion të tille që e lejoi të mbijetonte për shumë orë poshtë rrënojave derisa u gjet i gjallë dhe u shpëtua dy ditë më parë.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u krye nën drejtimin e komandantit të stacionit të zjarrfikëseve të Mallakastrës, Jonus Murataj, dhe efektivëve Hysland Aliaj, Ardit Sulaj, Sokol Kodheli, Zamir Hoxha.

Siç shihet në video, i riu del i qeshur nga poshtë rrënojave, ndërsa punonjësit thërrasin “bravo, bravo”, dhe i kërkojnë të ruajë qetësinë.

Artikulli paraprakMURET E KOMPLEKSIT 15 KATËSH NE DURRES,JASHTË ÇDO KRITERI,PA ASNJË BREZ ANTISIZMIK
Artikulli tjetërAKSIDENT RRUGOR, NJË I VDEKUR DHE PESË TË PLAGOSUR