Ka rezultuar pa pasoja në njerëz shpërthimi i një bombole gazi në një banesë në fshatin Vejukaj të Njësisë Ana e Malit. Familjarët menjëherë kanë njoftuar zjarrfikëset.
Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërkohë ngjarja është shoqëruar me një problem për zjarrfikësen. Automjeti i të cilëve ka ngecur për shkak të rrugës së amortizuar dhe të ngushtë. Për pasojë është dashur ndihma e një zetori për ta tërhequr atë.
Pavarësisht infrastrukturës së dobët e shpeshherë dhe terrenit të thyer automjetet e shërbimit zjarrfikës duhet të jenë në standardet e duhura për ti bërë ballë situatave dhe jo të ngecin midis rrugës.