Shqipëria po përballet me një situatë aspak normale sai takon vatrave të zjarrit të cilat janë përhapur në të gjithë vendin.

Ministria e Brendshme ka bere me dije situaten e krijuar nga zjarret ne te gjithe vendin, ku ne qarkun Shkodër behet me dije se janë aktive 3 vatra zjarri, konkretisht dy vatra në territorin e BAshkisë Malësi e Madhe, dhe një vatër zjarri në Bashkinë Vau Dejës.

• Në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, por rrezikohej edhe qendra e banuar. Zjarrfikëset e Malësisë së Madhe fikën zjarrin brenda pak minutash duke mos lejuar përhapjen e flakëve në banesa. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 3 dynymësh me shkurre dhe ferra.

• Në fshatin Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe ra zjarr dhe u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me bimë medicinale.

• Në bushat në njësinë administrative të Bushatit, ka marre flakë një sipërfaqe e konsiderueshme e kodrave në afërsi të Zefjanës. Sipas të dhenave pranë sherbimit zjarrfikës në këtë zonë behet me dije se nuk rrezikohen zonat e banuara dhe situate e zjarrit është mbajtur nën kontroll, duke mos lejuar perhapjen e metejshme te saj.

Artikulli paraprakUJI NË RRETHINA, NJË “DRITË JESHILE” NGA PREFEKTI
Artikulli tjetërFINALIZOHEN NËNTË MUAJ KURSE ARTI