Vijojnë të jetë aktiv zjarri në pyllin me pisha në fshatin Karmë, të Pukës.

Forcat zjarrfikëse të mbështetur nga punonjës të pyjores kanë punuar deri në orët e mbrëmjes, por pa arritur të izolojnë flakët. Terreni i thyer dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e zjarrit duke përfshirë dhe një pjesë të zonës pyjore të fshatit Dush. Si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll pishe.

Në lagjen nr.4 të qytetit të Shkodrës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pisha. Zjarri ndodhej pranë banesave. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra dhe 20 pisha. Në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 ha me shkurre dhe pisha.

Artikulli paraprakURAGANI I FRIKSHËM I AFROHET TEKSASIT, AUTORITETET KËRKOJNË NDIHMË
Artikulli tjetërMBËRRIJNË NË DURRËS DELEGACIONET E KRYEMINISTRAVE TË BALLKANIT