Agjensia Rajonale të Mjedisit po kryen monitorime të njëpasnjëshme ne te gjitha zonat për të evidentuar rastet e prerjes pa kriter të pyjeve. Kryeinspektori i kësaj zyre Edmond Terthorja shprehet së janë disa zona të cilat shfaqin problematika ne këtë drejtim, për të cilat po punohet se bashku me policinë e shtetit .
Situata e zjarreve tek pyjet vazhdon të jete një shqetësim konstant ndaj Terthorja u bën thirrje të gjithë qytetareve të jenë të kujdesshëm në ambientet pyjore pasi temperaturat e larta të këtyre ditëve favorizojnë çdo lloj shkëndie. Çështja e shumëpërfolur e prerjes së pyjeve për ti shfrytëzuar për dru zjarri, rritet ndjeshëm në prag të përfundimit të sezonit veror. Here pas here Agjensia Rajonale e Mjedisit dhe drejtoria e pyjeve është përballur me shkelës të ndryshëm të ligjit.Jo me larg së një dite me pare Policia e Shkodrës arrestoi shtetasin Besnik Ndrejaj për veprën penale te“Prerjes se paligjshme te pyjeve” .Ndrejaj drejtonte një automjet tip Ifa i cili ishte i ngarkuar me lëndë drusore.