Projekti “Katastrofat nuk Njohin Kufi”, i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, përfshiu edhe seanca informimi për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Salo Halili” në Shkodër për rastet e emergjencave civile. Nxënësit zhvilluan edhe një improvizim në rast të një emergjence zjarri për daljen nga mjediset e shkollës. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni dhe drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Brisela Kadia u shprehën se nxënësit duhet të kenë informacionin e duhur në rast të një zjarri, përmbytje apo emergjenca të tjera.

Drejtori i repartit zjarrëfikës të Shkodrës Agim Ponari tha se problem në disa shkolla mbetet mungesa e shkallave të emergjencës në rast të zjarreve.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Salo Halili” zhvilluan edhe një konkurs picture me punime që lidhen me rastet e emergjencave civile.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, USHTROI DHUNË NDAJ NËNËS, NË PRANGA 38-VJEÇARI
Artikulli tjetërLUFTRAT, PELESHI: USHTRIA PO RRIT VIGJILENCËN