Gjithsej 53 trupa janë gjetur deri më tani pas situatës apokaliptike dhe zjarreve të fuqishme në Hawai, teksa numri i të vdekurve pritet të rritet.

Autoritetet nuk e dinë saktësisht se sa janë të zhdukur, ata vlerësojnë rreth 1000 dhe linjat e rëna të komunikimit po e bëjnë të vështirë gjetjen e njerëzve.

Mijëra njerëz janë zhvendosur pasi qindra shtëpi u dogjën, kryesisht në qytetin bregdetar perëndimor të Lahauna.Asnjë nga zjarret që digjen aktualisht nuk është 100% i kontrolluar, thonë autoritetet zjarrfikëse.

Por tashmë kjo është “fatkeqësia më e madhe në historinë e shtetit”, thotë guvernatori i Havait.Ai bëri thirrje për 2,000 dhoma për të strehuar të evakuuarit dhe që qytetarët të ofrojnë strehim nëse munden.

Të evakuuarit gjithashtu janë paralajmëruar të mos kthehen në shtëpi, pasi zonat e zjarrit mbeten të rrezikshme dhe kushtet janë të paparashikueshme

Një zyrtare e qarkut Maui deklaroi se 1,000 persona të zhdukur mund të jetë “disi i ekzagjeruar”.

“Ne nuk kemi asnjë konfirmim për kaq shumë njerëz të zhdukur deri tani”, tha Alice Lee, kryetarja e këshillit lokal, për programin Newsday të BBC-së.

Autoritetet kishin thënë më herët se nuk kishin një numër të saktë, por besonin se të zhdukurit ishte rreth atij numri, duke shtuar se disa mund të ishin thjesht të pa kontaktueshëm.

Lee tha se meqenëse erërat janë shuar dhe madje ka pasur pak shi, ka shpresë se zjarret mund të ngadalësohen.

Ajo shtoi se mijëra njerëz në Mauin perëndimor, zona më e prekur nga zjarret tani do të jenë pa punë.

“Jemi në një situatë shumë të vështirë”, tha ajo. “Për fat të mirë për ne kemi një komunitet shumë të fortë, të gjithë po përpiqen të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ne e dimë se mund ta kalojmë këtë vështirësi, por po, do të duhen disa vite.”

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Havai.

Kjo shpallje liron ndihmë të konsiderueshme federale për Havain, i cili është një nga shtetet e Shteteve të Bashkuara.

“Veprimi i presidentit vë në dispozicion fondet federale për njerëzit e prekur në qarkun Maui”, u tha nga Shtëpia e Bardhë.

Ndihma do të lejojë financimin për ndihmën emergjente dhe rindërtimin e ishullit ku qyteti turistik i Lahaina, ish-kryeqyteti i Mbretërisë së Havait, praktikisht u rrafshua me tokë.

Në anën tjetër, pamjet e filmuara nga ajri me helikopterë dhe dronë, shfaqin pamjet apokaliptike si pasojë e këtij zjarri që “rrafshoi” gjithçka.

Artikulli paraprakMBI 80% E RRITJES SË ÇMIMEVE VJEN NGA EKONOMIA E BRENDSHME
Artikulli tjetërBALLA NJOFTON 100 VENDE TË REJA PËR OFICERË POLICIE, LIGJ TË RI PËR RIFRESKIMIN E POLICISË