Kruja nuk gjen qetësi nga flakët e zjarrit. Ditën e sotme një zjarr ka përfshirë pyjet ndërmjet Borizanës dhe Picrragës rreth mesditës së sotme. Dyshohet se ai është i qëllimshëm por autorët nuk janë identifikuar ende.
Përhapja e flakëve është favorizuar edhe nga erërat e forta dhe temperaturat e larta. Sipërfaqja e djegur shkon deri në disa hektarë pyjesh.
Përgjatë këtyre ditëve Kruja është prekur vazhdimisht nga fenomeni i djegies së pyjeve, ndërkohë që shuarja e flakëve është vështirësuar akoma më shumë për shkak se ky qytet ka vetëm një zjarrfikëse.