Ende nuk është vënë nën kontroll situata e zjarreve në Shëngjin.
Erërat e forta dhe terreni i vështirë po vështirësojnë punën e zjarrfikësve, ndërsa ndërhyrja nga ajri ende nuk ka filluar. Dy vatra zjarri shpërthyen një ditë më parë në zonën e Shëngjinit, duke djegur sipërfaqe të mëdha toke. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz ose bazë materiale. Policia e Lezhës pasditen e së enjtes arrestoi edhe autorin e zjarrvënies, Preng Përgjoni, 63 vjeç, banues në Lezhë, i cili kishte vënë qëllimisht zjarrin për ripërtëritjen e kullotave. Ndërkohë, me dhjetëra hektarë pyje e shkurre janë përfshirë nga flakët pak pas mesnate në malin Kolaj, në zonën e Velipojës. Aktualisht, vatra e zjarrit është mjaft larg zonave të banuara dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit. Flakët e zjarrit janë duke u përhapur në drejtim të Majës së Zezë dhe era e fortë që fryn është duke ndihmuar në përhapjen e tyre. Nderkohe qe vatra te zjarrit në Shkodër janë shfaqur edhe ne zonen e postribes ne fshatin drisht ku ka pasur disa hektare te vene nen pushtetin e flakeve te zjarrit. Gjate kesaj periudhe shkodra ka qene e qete sa i takon zjarreve megjithate, kjo eshte periudha me e rrezikshme ku shpesh here qarku Shkoder eshte perfshire nga vatrat e zjarrit