Për t’i paraprirë situatës së zjarreve në sezonin veror, shtabi i emergjencave në prefekturën e qarkut Shkodër ka zhvilluar një mbledhje.
Pas takimit shefi i emergjencave në prefekturë Pëllumb Dani tregoi se bashkitë kanë marrë masa ndërsa foli edhe për problematikat. Lidhur edhe me situatën e reshjeve të shiut, në Malësinë e Madhe për dëmet në rrugën e Tamarës dhe urën e shembur në Vukël po merren masa. Gjatë viteve të kaluara zjarret kryesisht në zonat malore kanë shkaktuar dëme ndërsa këtë vit me kalimin e kompetencave pranë bashkive të mëdha pritet që të ketë një menaxhim më të mirë.