Gjatë muajit gusht, shërbimi I mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi ka zhvilluar 127 operacione në territorin e bashkisë Shkodër, prej të cilave 116 kanë qenë raste të zjarreve në sipërfaqe kodrinore por edhe banesa. Bashkim Ramaj, shef I sektorit të ndërhyrjes së shpejtë në këtë institucion tregon se krahasuar me një vit më parë, numri I zjarreve është më I lartë.

Zjarret më të shumta janë regjistruar në njësitë administrative Bërdicë dhe Postribë, ndërkohë që neutralizimi I tyre ka qenë tejet I vështirë për ekipin zjarrëfikës.

Vetëm në muajt korrik dhe gusht, në bashkinë Shkodër janë regjistruar 230 vatra zjarri.

 

Artikulli paraprakMETA NXJERR DATËN E PROTESTËS PËRPARA INCENERATORIT TË TIRANËS
Artikulli tjetërINFERMIERIA MË E KËRKUARA NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS