Ambientalistët kanë paralajmëruar për dëmet nga zjarret që kanë disa javë që po djegin ishullin kontinent.

Alarmi i zjarreve në Australi është gjithnjë e më seriozë. Gjëndja e jashtëzakonshme është shpallur në New South Wales dhe Victoria. Vetëm në Uellsin e Ri Jugor, më shumë se 4 milion hektarë janë djegur.

Sipas vlerësimeve të fundit nga Universiteti i Sidneit, rreth 480 milion gjitarë, zogj, zvarranikë dhe kafshë të tjera kanë vdekur nga zjarret shkatërruese të pyjeve. Vlerësohet se ka rreth 8 mijë koala të zhdukura mes flakëve, zjarre të cilat në bregdetin verior të Uellsit të Ri Jugor tashmë kanë vrarë rreth 30% të tërë popullsisë së kësaj specie.

Ambjentalistët thonë se për shkak të ndryshimit të klimës, zjarret do të bëhen edhe më të shpeshta dhe ekziston frika se gjithë kafshët endemike dhe speciet bimore të Australisë mund të zhduken përgjithmonë.

Ishulli Kangaroo, ishulli i kangurëve dhe një destinacion shumë i njohur nga turistët është gjithashtu I evakuuar nga emergjenca e ajzrreve.

Isabella Pratesi, drejtore e programit ‘WWF Italy Conservation’, e cila aktualisht ndodhet në Tasmania, thotë se atje, më shumë se 400 kilometra larg bregdetit Australian, qielli është i mbuluar nga tymi.

Një raport i qeverisë Australiane që daton që nga viti 2009 tregon se “parashikimet e klimës tregojnë se pjesa më e madhe e Australisë jugore mund të bëhet më e ngrohtë dhe më e thatë dhe se tani është i nevojshëm një angazhim i fortë dhe urgjent nga qeveritë e botës për të luftuar ndryshimin e klimës dhe,

për të parandaluar që ndikimet të mos jenë edhe më të dhunshme dhe se duhet të kufizohet ngrohja globale në 1.5 ° C dhe emetime zero te CO2 shumë përpara vitit 2050 “.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET TRAGJEDIA MALAZEZE NË SHËNGJIN,KËRKOHET TË VENDOSET PLLAKË PËRKUJTIMORE
Artikulli tjetërNDËRROI 3 DHOMA NË HOTELIN LUKSOZ, AMERIKANIA ALARMON AMBASADËN DHE POLICINË: JAM E PASIGURT