Rreth 150 hektarë pyje janë shkrumbuar nga flaket e zjarrit gjatë këtij sezoni veror në Qarkun e Lezhës.Të dhënat janë bërë publike nga Mbrojtja Civile në prefekturen e Lezhës, ndërsa problematika më e madhe ka qenë në kuroren e gjelber mbi qytetin e Laçit, ku flaket kanë përshkuar mbi 90 hektarë pyll me pisha dhe bimësi.

Ndërhyrja e shpejtë e strukturave përfshire dhe helikopterin i cili ka bërë plot 25 fluturime ka shmangur rrezikun për zonen e banuar thotë Përgjegjësi i Mbrojtjes Civile në Prefekturen e Lezhës Nikoll Tushi.

Referuar shifrave kjo verë ka qenë më e qetë se një vit më parë, pasi rastet e zjarreve dhe siperfaqet e djegura kanë qenë më të vogla, ndërsa në të gjitha qarkun ka patur 2 përsona të arrestuar për zjarrvënie.

Artikulli paraprakCOVID-19 PREK FËMIJËT NË LEZHË
Artikulli tjetërVLLAZNIA E FEMRAVE GATI PËR SFIDËN E PARË