Afrimi i stines se nxehte rrit rrezikun e zjarreve ne pyje dhe kullota.
Drejtoria e Mjedisit dhe Pyjeve ne Bashkine e Shkodres ka gati planin e masave per te parandaluar cdo situate. Drejtorja Aida Shllaku tha se ky plan tashme i eshte referuar te gjitha institucioneve perkatese, njesive administrative dhe prefektures. Ndersa ne terren po operohet me vrojtues vullnetar por edhe punonjes sherbimesh te cilet paguhen me nje kontrate sezonale nga muaji Qershor deri ne Shtator.
Shllaku ka bere me dije zonat me te rrezikuara nga zjarret te cilat jane me se shumti zona te mbrojtura , e megjithate jane ne vemendjen e Bashkise Shkoder. Problematike e vazhdueshme jane dhe zjarreveniet e qellimshme, ndaj Shllaku drejton nje apel Gjate kesaj kohe po punohet me prerjen e degeve te thata te pemeve ne pyje me qellim qe ato te mos behen shkak per zjarre te natyrshme qe shkaktohen nga temperaturat e larta.