Zjarret janë dmëtuesi kryesor në pyjet shqiptare. Vetëm vitin e kaluar sipas drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombetare të Pyjeve Artur Kala janë 3500 hektar pyje të djegura nga zjarret që në pjesën më të madhe janë të qëllimshme. Për këtë arsye do të ketë masa shtërnguese në Kodin Penal për zjarrëvënësit.

Një shqetësim mbetet edhe kultivimi i bimëve narkotike në pyje, kryesisht në zonën e veriut gjë për të cilën shpesh herë ndër të proceduar janë edhe inspektor pyjesh. Aktualisht thotë drejtori Kalo i gjithë territori nuk mund të mbulohet pasi mungojnë të paktën 400 specialistë pyjesh.

Problem mbetet edhe prerja e paligjshme e pyjeve e cila pavarësisht moratoriumit që e ndalin rreptësisht, sërish ka raste të tilla.

Një prej qarqeve me një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh është edhe qarku i Shkodrës i cili përballet me zjarrëvëniet e qëllimshme, parcelat me droge apo prerjen e paligjshme.

Artikulli paraprakPROKURORIA LË TË LIRË REKTOREN GOLEMI
Artikulli tjetërKOMUNITETET FETARE UROJNË KURBAN BAJRAMIN