Zjarri që përfshiu tre javë më parë territorin e Kukësit, prej 4 ditësh ka kaluar në bjeshkët e Fanit dhe të Oroshit. Situata mbetet kritike në fshatrat Petoç, në njësinë Fan dhe Lajthizë në Orosh.

Kryetari i bashkisë së Mirditës Albert Melyshi u ka bërë thirrje autoriteteve për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve.

‘Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrfikës dhe pyjor, por dhe banor të zonës të cilët i falenderojmë. Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkisë i janë bashkuar edhe forcat zjarrfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri. Ju bëjmë thirrje banorëve te fshatrave të NjA Fan dhe Orosh na vijnë në ndihmë.’- shkruan Melyshi.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË SHTOJ I RI, MAKINA PËRPLAS BIÇIKLETËN, PLAGOSET 68-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHKELËN E RREGULLAT E QARKULLIMIT, MBI 23 MIJË SHOFERË TË GJOBITUR BRENDA JAVËS! 44 TË ARRESTUAR