Përkundër situatës dramatike dhe zjarrit të paparë i cili vazhdon të kërcënojë Ulqinin, kryetari i Komunës Nazif Cungu ka thënë se nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme.

Shefi i zjarrfikësve të Ulqinit, Flamur Sella, tha se situata në terren është kaotike, dhe zjarri ka përpirë deri tani dy objekte. Policia ka arrestuar dy persona për të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin i cili të dielën u përhap në Malin e Bardhë.Ato janë banore të vendbanimit informal të romëve i cili ndodhet bë Braticë, mu në hyrje të Ulqinit. Nderkohe i pranishem ne luften me zjarret ka qene edhe deputeti i malit te zi, Genc Nimanbegu. Për vite të tëra shërbimeve kompetente i është tërhequr vëmendja për problemet që shkaktojnë banorët e këtij vendbanim, prej lypjes e deri tek rrezikut të shkaktimit të zjarrit.

Artikulli paraprakVATRAT E ZJARRIT “RRETHOJNË” ULQININ
Artikulli tjetërRRUGA E SHLLAKUT, PËRFUNDON FAZA E PARË E REABILITIMIT