Situata e vështirë e zjarreve ka përfshirë edhe territorin e Malit të Zi. Që prej orës 12:30 në Ulqin janë shfaqur disa vatra zjarri në zonën që njihet si Mal i Bardhe.

Nga zjarri dy shtëpi janë djegur totalisht,por pa pasoja në njerëz pasi ato janë evakuar. Mediat në Malin e Zi shkruajnë se gjatë ndërhyrjes për të shuar zjarrin kanë ardhur në ndihme edhe 2 helikoptera nga Serbia. Forcat zjarrfikëse janë në angazhim për neutralizimin e flakëve. Në ndihmë të repartit zjarrfikës të Ulqinit kanë mbërritur edhe ekipe nga Tivari, ndërsa janë në pritje të ndihmave edhe nga Budva. Po ashtu për të neutralizuar flakët e zjarrit kanë ardhur në ndihmë edhe helikopterë. Arrestohen 2 persona Policia ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë shkaktarë të zjarrit në Mal të Bardhë. Fjala është për disa banorë që banojnë në dalje të Ulqinit në afërsi të vendit ku ka filluar zjarri.

Artikulli paraprakULQINI NEN PUSHTIMIN E ZJARREVE
Artikulli tjetërSHKODER, PLAGOS NIPIN, ARRESTOHET 68 VJEÇARI