30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar. Është shuar edhe vatra e zjarrit ne fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë për të cilën u angazhuan prej ditesh forcat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Por vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në:

Vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë ku ditën e sotme situata paraqitet e përmirësuar.

Zjarri në fshatin Torovicë të bashkisë Lezhë, ditën e sotme vijon me intensitet të ulët, janë angazhuar për shuarjen e tij shërbimi zjarrfikës dhe struktura vullnetare.

Zjarri në fshatin Mal Shëngjin, ku ditën e djeshme është arritur vënia nën kontroll e tij, por si pasojë e erës së fortë është përkeqësuar sërish.

Po vijojnë operacionin ditën e sotme strukturat vendore të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Po punohet edhe për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë dhe pjesërisht në bashkinë Has, ku janë angazhuar ditën e sotme strukturat vendore të dy bashkive të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Aktive janë vatrat në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejes, në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xhathe, i cili dje mori përmasa të menjëhershme si pasojë e erës së fortë. Vijon edhe këtu operacioni i strukturave vendore, mbështetur nga efektivët e FA.

Artikulli paraprakPËRMBYTJE NË KORENË E VERIUT, BLLOKOHEN MIJËRA BANORË, KIM YONG UN SHPALL GJENDJEN E EMERGJENCËS
Artikulli tjetërKORRIKU MBYLLET ME TEMPERATURA TË LARTA, SI DO TË JETË MOTI PËR GUSHTIN. TË MËRKURËN DO TË KEMI ‘SURPRIZA’