Zjarret të favorizuara nga era dhe errësira e natës kanë dalë nga kontrolli duke djegur me dhjetëra hektarë me ullinj dhe shkurre në Patosin.

Në një reagim referuar situatës, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se po punohet për shuarjen e flakëve, dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

“Po ndjekim situatën në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç, ku po luftohet me zjarrin, i cili ka marrë përmasa tepër të mëdha. Forcat zjarrëfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati. Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie”- shkruan Balla.

Artikulli paraprakMBYLLET PJESA E PARË, VLLAZNIA-TEUTA 2-0
Artikulli tjetërLAVROV HEDH POSHTË PLANIN PËR PAQEN NË UKRAINË