Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vend. 33 vatra zjarri janë shuar gjatë 24 orëve të fundit, nga 39 vatra të raportuara.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

33 vatra zjarri janë shuar gjatë 24 orëve të fundit, nga 39 vatra të raportuara. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe fshatin Kus, bashkia Tiranë. Për shuarjen e plotë edhe të këtyre zjarreve janë duke punuar sot strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga ato në nivel qendror. Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.

Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për cdo problematikë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë ndërprerje ndjekjen e situatave dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Artikulli paraprakQEVERIA MIRATON RREGULLAT E REJA PËR ADMINISTRATËN, PUNONJËSIT MUND TA NISIN PUNËN MË VONË, JA NDRYSHIMET PËR LEJEN VJETORE
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET 64-VJEÇARI PËR ZJARRËVËNIE NË FSHATIN PENTAR