Organet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin Hios në Egjeun lindor për shkak të zjarreve që kanë shpërthyer në jug të tij prej mëngjesit të së hënës.

Megjithë përpjekjet,repartet e zjarrfikësve ende nuk mund t’i kontrollojnë dot pasi në zonë fryjnë erëra të fuqishme dhe temperaturat janë tepër të larta, ndërsa janë rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve të paktën në gjashtë fshatra. Zjarret kanë djegur edhe shumë prej pyjeve me pemë që japin lëndën e parë në prodhimin e çamçakëzit, drurë që rriten vetëm në këtë ishull dhe që duhen të paktën 6 vjet që të japin prodhimin e tyre, në fillim të muajit gusht. Në operacionin për fikjen e zjarreve marrin pjesë dhjetëra avionë zjarrfikës, si dhe forcat e ushtrisë dhe vullnetarë, ndërsa kanë mbërritur edhe përforcime nga Athina. Por, zjarret e sotme konsiderohen më të fuqishmet në vitet e fundit dhe tymi i tyre shihet edhe nga ishujt e tjerë të Egjeut, ndërsa një fotografi e NASA-s tregon se ky tym ka shkuar deri në Kretë. Hios është i njohur për prodhimet e mallrave të bëra nga rrëshira e mastikës, e cila eksportohet në gjithë botën. Edhe në vitin 2012 zjarret që shkrumbuan plantacionet me këtë lloj druri shkaktuan dëme prej miliona eurosh.

Artikulli paraprakALARM FALS PËR BOMBË NË MILANO, PAKOJA KISHTE LODRA FËMIJËSH
Artikulli tjetërSHITET YAHOO, KOMPANIA VLEN 5 MILIARDË DOLLARË