Teksa qarku Shkodër është përfshirë nga vatra të shumta zjarri njëkohësisht, prefekti Paulin Radovani u ka bërë thirrje banorëve që të kenë kujdes me zjarret pasi do të ketë penalizime për shkelësit.
Radovani foli edhe për zjarrin që përfshiu hapësirën pyjore në lagjen Draçin të Shkodrës pasditën e së hënës, ku u rrezikuan dhjetëra banesa. Sipas Radovanit, akoma nuk ka statistika të sakta për HA e djegur në të gjithë qarkun, ndërsa situata mbetet problematike, pasi çdo orë rritet sipërfaqja e pyjeve dhe kullotave që digjen.