POSTIMI I EDMOND NDOU
Prej disa ditësh qarku i Shkodrës po përballet me një situatë aspak të zakontë që kanë shkaktuar zjarret, të cilat kanë qënë prezente në të 5 bashkitë, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz. Sipërfaqet e djegura në pyje, kullota etj, janë të konsiderueshme dhe dëmet po ashtu.
Ka patur një angazhim maksimal të strukturave për të shuar këto zjarre dhe minimizuar pasojat, prandaj dua t’i përgëzoj shërbimet e reparteve zjarrfikëse, ato të policisë, ushtrisë, strukturat vendore dhe vullnetarët për angazhimin dhe seriozitetin e treguar. Gjej rastin t’i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, duke mbrojtur këto pasuri që kemi, pasi temperaturat e larta i favorizojnë këto zjarre dhe një pakujdesi e vogël mund të rezultojë fatale. Të bëhemi të gjithë bashkë në mbrojtje të natyrës, dhe demeve materiale qe shkaktohen!