Zjarret janë shkaku kryesor i reduktimit të pyjeve në Lezhë. Vetëm gjatë vitit 2021 dhe 2022 janë shënuar 837 vatra zjarri në pyje e kullota të cilat kanë përshkuar rreth 1700 hektarë dhe djegur plotësisht rreth 800 hektarë. Pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit kanë qenë të qëllimshme për të hapur kullota të reja apo dhe qëllime të tjera, thotë përgjegjësi Mbrojtjes Civile në Prefekturen e Lezhës Nikoll Tushi.

Përballë kësaj situate, Mbrojtja civile ka një apel për organet ligjzbatuese për identifikimin e autoreve të zjarrvënieve dhe ndëshkimin e tyre konform ligjit.

Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 10 mijë hektarë pyje janë reduktuar gjatë 20 viteve të fundit në Qarkun e Lezhës, ndërsa në tre vitet e fundit ka vetëm një përson të dënuar nga gjykata për zjarrvënie të qëllimshme.

Artikulli paraprakRAMA NË BOSNJË HERCEGOVINË: PO PËRGATISIM HAPJEN E AMBASADËS NË SARAJEVË
Artikulli tjetërSEZONI, POLICIA INTENSIFIKON KONTROLLET