Mini-rikompozim me vendim të kryeministrit Mitsotakis në qeverinë greke. Betimi për anëtarët e rinj të qeverisë bëhet sot në 13:00 në Presidencën e Greqisë. Zëdhënës i ri i qeverisë grek emërohet Janis Ikonomu, ish-zv.ministër i Zhvillimit Bujqësor.

Ministër i Shtetit emërohet Christos-Jeorgios (Akis) Skertsos, ish-zv.ministër i Kryeministrit. Zv.ministër i Kryeministrit për Trajtimin e Katastrofave Natyrale emërohet Christos Triandopoulos, ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrit të Ekonomisë.

Mitsotakis është mjaftuar me pak shkëmbime zv.ministrash, pa prekur dy emra e lakuar gjatë katastrofës nga zjarret apokaliptike, Nikos Chardalias, zv.ministër i Trajtimit të Krizave dhe Michalis Chrysochoidis, ministër i Mbrojtjes së Qytetarit.

Artikulli paraprakNË KOSOVË 4414 RASTE AKTIVE, MASAT E REJA KUFIZUESE/ RIKTHEHEN MASKAT, HYRJA NË DASMA VETËM ME DËSHMI PËR VAKSINIM DHE TESTIN E COVID-19
Artikulli tjetërPANDEMIA SHTOI VDEKJET NË SHQIPËRI/ INSTAT: 3 MUJORI I DYTË, 5700 HUMBJE JETE, RRETH 400 MË SHUMË SE VITI 2020