Zjarret, ushtarët në aksion me lopata, Rama i përshëndet
Gjatë këtij muaji vendi ynë është përballur me një sërë vatrash zjarri të cilat herë pas here kanë vënë në rrezik edhe banesat e shumë prej banorëve. Fatmirësisht deri më tani ka patur vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar. Një ndër zonat më të prekura nga zjarret ka qënë Lezha dhe Shkodra. Dhe për të përshëndetur aksionin e forcave të armatosura Edi Rama bën me dije se aksioni vijon dhe se ushtarët vijojnë punën pa pushim. Në fakt në postimin në FB ai ka publikuar edhe disa foto të ushtarëve të cilët mundohen të shuajnë flakët dhe fotot flasin edhe më shumë. Statusi i Ramës “Që mbrëmë vijon pa pushim aksioni i Forcave të Armatosura për të përmbajtur dhe shuar zjarret e rëna në Manati të Lezhës dhe Gajtan të Shkodrës…” Sigurisht edhe një status i tillë nuk mund të mos pritet nga komentet e shumta të lexuesve, disa kritikuese e disa lavdërojnë punën e bërë.