Situata kaotike e krijuar nga zjarret në Shëngjin është përmiresuar. Zjarrfikësit dhe ushtria kanë punuar gjatë gjithë natës duke parandaluar një katastrofë të mundshme natyrore. Dy vatrat e mëdha, ajo e Ranës së Hedhur dhe ajo pranë Portit të Shëngjinit kanë ulur intensitetin, por dëmet e shkaktuara janë të mëdha.
Sipas të dhenave zyrtare këtë të mërkure do të operojnë 40 mjete zjarrfikese, 300 efektiv të Forcave te Armatosura dhe rreth 100 forca bashkiake. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thote se situata është vënë nën kontroll, ndërsa operacioni do të vijoje deri më shuarjen e plote te flakeve.
Ndërkohë ajo çfare ka lënë pas zjarri në Shëngjin janë dhjetra hektare pyje te djegura e po ashtu banesa e biznese të demtuara, ndërsa përllogaritja e plote e dëmeve do të bëhet pas shuarjes se plotë të flakeve.