Në 17 ditë në të gjithë vendin janë regjistruar 91 vatra zjarri ku është përfshirë rajoni i Shkodrës dhe ai i Lezhës.
Në një dalje për mediat Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka tha se zjarret janë të qëllimshme për djegien e kullotave apo konflikteve, ndërsa të gjithë autorët do të dalin para përgjegjësisë.
Në ditët e fundit janë regjistruar disa vatra zjarri ku është përfshirë Shkodra dhe Lezha dhe shumë zona të tjera të vendit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, pasi janë djegur vetëm kullota duke shtuar dyshimet se zjarret janë të qëllimshme.