Zjarret zgjerojnë hartën e shtrirjes në Shqiperi ku pas Shëngjinit, Velipoja është pika e dytë turistike në veri të vendit që përfshihet nga flaket.

Ato janë konstatuar pasditen e se premtes në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, në zonën e Rrjollit në Velipojë. Ererat e forta favorizuan perhapjen dhe në pak kohë u dogjen disa hektarë pyje. Aktualisht zjarri nuk është i përmasave të mëdha, por ai rrezikon të përhapet si pasojë e erërave. Për shkak te mungeses së rruges nderhyrja nga toka ështe e pamundur dhe nese situata perkeqesohet mund te kerkohet ndihma e helikopterit. Nderkaq zjarri që ka nisur prej tre ditesh në malin e Shëngjinit vijon të jetë aktiv, duke shkrumbuar deri më tani qindra hektarë pyje me pisha. Edhe pse gjatë gjithë dites së premte është ndërhyrë me helikoptere nga ajri, ende nuk është bërë e mundur shuarje e flakëve. Si në qendër të Shëngjinit ashtu dhe në zonen e Ranes së Hedhun zjarri vijon ende. Forcat zjarrfikëse të policisë dhe ato të ushtrisë janë duke luftuar me flakët. Ata janë vendosur pranë bizneseve dhe shtëpive të banimit për ti mbrojtur këta të fundit nëse flaket e zjarrit do të përparojnë në drejtim të tyre. Paralelisht vijon puna me mjete rrethanore përt shuarjen e zjarrit, por era e fortë që ka nisur të fryjë që prej orëve të pasdites ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Artikulli paraprakPULT, PËR HERË TË PARË EVIDENTOHEN TOKAT E BANORËVE
Artikulli tjetërAKUZAT E BANORËVE NË MELGUSHË, REAGON SHËRBIMI ZJARRFIKËS