Një zjarrfikës Italia, pjesë e trupës së ndihmës italiane, tha se “Këtu tregohet lidhja e fortë që kanë popujt me njëri tjetrin.

Në situatat të tilla ne punojmë në mënyrë energjike dhe në grup. Për ne shpresa vdes e fundit. Shresojmë të gjejmë njerët të gjallë ende. Gjatë përvojës sonë kemi nxjerrë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmetet njerëz edhe ps gjashtë ditësh.

Ne vijmë nga zona që goditen shpesh nga tërmetet. I fundit shkaktoi 300 të vdekur. Dëshira për të ndihmuar këtu është e madhe, por duhet një organizim më efikas pasi në terren ndodhen mjaftë ekipe kërkim shpëtimi.”

Italia është qënë një nga kontribuesit më të mëdhenjë të ndihmës me më shumë se 200 trupa të mbrojtjes civile, helikopterë, mjete zjarrfikësish, ekipe mjekësh dhe vullnetarë që janë vënë në dispozicion të mbrojtjes civile shqiptare.

Artikulli paraprakSHKODËR, KONKURSI “FJALA ARTISTIKE 2019” MES SHKOLLAVE
Artikulli tjetërOKB DËRGON NË SHQIPËRI EKSPERTË VLERËSUES TË KATASTROFAVE