Për 7 ditë me radhë, një grup zjarrfikësish nga qarku i Shkodrës kanë marrë pjesë në një trajim të ndërmarrë nga organizata e ndërhyrjeve në raste emergjencash Soter Global Ministries.
Demonstime të shumta janë bërë gjatë gjithë javës në rrugët e qytetit, ndërsa momentin e ndarjes se certifikatave, drejtori i Emergjencave Civile Ridvan Bushati vlerësoi punën e secilit prej punonjësve. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj, i cili theksoi nevojën e këtij reparti për mjete më të specializuara.
Rayn Meyer, drejtor ekzekutiv i organizatës trajnuese tha për të pranishmit se misioni i tyre është për të rritur besimin në komunitet. “Keni bërë një punë të mrekullueshme këtë javë. Ne jemi shumë krenarë për ju! Ju jeni këtu që të arrini qëllimin tuaj për t’i dhënë shpresë dhe besim komunitetit dhe ne dëshirojmë të jemi pjesë e këtyre synimeve tuaja.
Keni punuar dhe jeni lodhur shumë gjatë këtyre ditëve, prandaj unë dëshiroj t’ju falenderoj shumë për këtë”.