Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës i ka ardhur në ndihmë me mjetet e tyre te specializuara banorëve të zonës së Shirqit e cila ndodhet nën pushtetin e ujit prej disa ditësh.
Një ekip i certifikuar për situata emergjente katastrofike është angazhuar me elektropompa për të bërë të mundur largimin e ujit nga tokat e mbjella me kultura bujqësore të cilat vijonë të jenë të përmbytura.
Drejtori i Emergjencave Civile në bashkinë Shkodër Ridvan Bushati tha se rezultati është i dukshëm pasi për 30 minuta niveli ujit ka rënë me 2 cm nga thithja me pompa të fuqishme.Me këtë ritëm brenda tre orësh thate e gjithë parcela e përmbytur deklaroi Bushati
Uji thithet me elektropompa e që aty shkarkohet në rezervuarin e Velipojës.Këtë të enjte situata në njësinë Administrative të Dajcit paraqitet më e mirë megjithatë disa banesa në fshatin Shirq janë të rrethuara nga uji.
Dëmi i shkaktuar në kulturat bujqësore është tepër i konsiderueshëm.