Dy persona humbën jetën pasi një zjarr i madh përfshiu një pallat 8 katësh në provincën e Milanos. Viktimat ishin të moshës 52 dhe 80 vjeç.

Rreth 24 persona u përfshinë nga ky incident. Shtatë persona u dërguan në dhomën e urgjencës.

Në pallat jetonte edhe një person me aftësi të kufizuara, i cili nuk kishte nevojë për transport në spital.

Flakët nisën nga një apartament në katin e tretë, ku jetonin katër persona. Shtatë autoambulanca ndërhynë në vend. Karabinierët dhe zjarrfikësit erdhën gjithashtu me ekipe të ndryshme.

Ndërkohë familjet që jetonin në pallat janë evakuuar në një palestër ngjitur.

Artikulli paraprakAUTOBUSI ME DASMORË BIE NË LUMË, HUMBIN JETËN 24 PERSONA
Artikulli tjetërSHOFERI I DEHUR PËRPLAS 3 MAKINA