Drejtori rajonal i spitalit të Shkodrës Senad Halluni ka reaguar lidhur me pretendimin e fqinjëve të shtetasit Kapllan Nasufi që u dogj brenda banesës se ambulanca ka shkuar me vonesë. Drejtori Halluni sqaron se ambulance mbërriti shtatë minuta pas njoftimin nga zjarrëfikëset, një kohë që e cilëson optimale për të shkuar në një ngjarje.

Drejtori Halluni i bën thirrje qytetarëve që në raste të tilla por edhe në çdo rast tjetër të njoftojnë menjëherë shërbimin kombëtar të urgjencës dhe jo të presin zjarrëfikëset apo policinë sepse janë minuta të humbura që mund të vendosin shumë.

Shqetësim shpesh herë janë telefonatat e rreme për ambulanca ndaj drejtori Halluni kërkon që qytetarët t’i shmangin talljet me shërbimin e urgjencës.

Një problem për urgjencën shpesh herë mbetet edhe trafiku i rënduar apo rrugicat e ngushta në disa lagje të Shkodrës si dhe parkimet e parregullta që mund të bëhen pengesë duke sjellë më pas vonesa.

 

Artikulli paraprakBERISHA: NESËR DO JETË DITA E BETEJËS! RAMA KËRKON TË NA PËRGJYSMOJË SE KA FRIKË DHE TMERR NGA PRANIA JONË
Artikulli tjetërDIGJET BRENDA BANESËS 60 VJEÇARI KAPLLAN NASUFI