Robbie Williams i ka shpëtuar zjarrit të madh që përfshiu hotelin me 5 yje Mandarin Oriental në Knightsbridge, më pak se një javë pas rinovimit miliona dollarë.

Këngëtari po qëndronte në hotel kur flakët filluan të përhapeshin.

Më shumë se 100 zjarrfikës shkuan në vendin e ngjarjes. Në hotel u evakuan 36 klientë dhe 250 anëtarë të stafit nga hoteli. Zjarri arriti disa kate të hotelit por nuk dihet ende shkaku.

Kohët e fundit hoteli iu nënshtrua rikonstruksionit më të madh dhe më të shtrenjtë në historinë e tij 115 vjeçare. Ndërsa dhomat u hapën për publikun të martën.

Nga zjarri nuk ka asnjë të lënduar.

Artikulli paraprakJO BLLOKIM FOLTOREJE E DEBATE, SEANCA E SOTME NIS NDRYSHE, DEPUTETËT DHUROJNË GJAK PËR TALASEMIKËT
Artikulli tjetërORGANIZOHET KONFERENCA STUDIMORE PËR FIGURËN E GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUT