Këta janë familja Haxhija nga Barbullushi në Vau Dejës të cilëve para dy ditësh iu dogj shtëpia. Veliu 85 vjeç, Fahria 80 vjeçe dhe djali i sëmurë Agroni 52 vjeç kanë mbetur në qiell të hapur në këto ditë të acarta të dimrit. Një shkëndije elektrike i shkrumboi banesën mbrëmjen e 7 shkurtit familjes Haxhija. Dy të moshuarit dhe djali i sëmurë shpëtuan mrekullisht nga ndihma që i dha nipi i familjes. Të ndodhur mes katër rrugëve, pa një strehë mbi kokë, mes lotësh nënë Fahria bën apel për ndihmë…

85 vjeçari Veli Haxhija bën apel për ndihmë për t’i ndërtuar dy dhoma sa për të futur kokën me bashkëshortjen dhe djalin e sëmurë. Agrone Zyberi, vajza e familjes Haxhija thotë se prindërit e saj të moshuar janë të sëmurë e po ashtu edhe vëllai ka probleme të shëndetit mendor ndaj kërkon një ndihmë.

Tre anëtarët e familjes Haxhija që humbën gjithçka në shtëpinë e shkrumbuar nga flakët e zjarrit ndodhen në mëshirë të fatit. Me sytë nga qielli luten që dikush t’i ndihmojë sepse e gjithë pasuria e tyre shkoi dëm nga zjarri.

Artikulli paraprakUSH RRJET KANALIZIMESH NË LAGJEN “MARK LULA”
Artikulli tjetërUKSH RRJET KANALIZIMESH NË LAGJEN “MARK LULA”