Drejtoria e Përgjithshme e ka njoftuar se viktima, i cili humbi jetën në burgun e Shënkollit nga shpërthimi i një bombule gazi është një i dënuar me 10 vjet burg për tentativë vrasje.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se pasditen e sotme në IEVP Lezhë rreth ores 15.33 ka shpërthyer një bombul gazi gjatë gatimit në ambjentet e paraburgimit. Në moment kanë nderhyre forcat e policise për nxjerjen e të paraburgosurve .Nga zjarri i ndodhur ka humbur jetën një i paraburgosur Flamur Sula i` cili eshte gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës. Flamur Sula është i denuar me 10 vjet ne shkallen e pare per tentative vrasje. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë si edhe drejtori i pergjithshëm i burgjeve . Gjithashtu po kryhen hetime nga prokuroria e Lezhës për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq situata është qetësuar dhe po merren masa për normalizim në ambjentet e burgut.duke futur te paraburgosurit neper dhoma.”

Artikulli paraprakZJARRI NË BURGUN E SHËN KOLLIT, POLICIA LEZHË SQARON NGJARJEN
Artikulli tjetërNDOCAJ NË SHËNKOLL: BURGU NUK PLOTËSON ASNJË STANDARD