PAS DISA ORËSH ZJARRI VIHET NËN KONTROLL, NUK KA TË LËNDUAR. Ka zgjatur tre orë beteja e forcave zjarrëfikse me zjarrin e rënë në terminalin 3 të aeroportit të Fiumiçinos gjatë natës së kaluar, duke detyruar evakuimin e zonës së fluturimeve ndërkombëtare.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por për arsye sigurie aeroporti i Romës do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 14:00 të ditës së sotme. Autoritetet kanë mbyllur edhe autostradat që të çojnë në aeroport për të parandaluar grumbullimin e udhëtarëve, ndërsa është pezulluar edhe trafiku hekurudhor. Sipas raportimeve vetëm tre persona kanë pësuar intoksikim nga tymi, i cili vazhdonte shihej edhe në orët e para të mëngjesit. Zjarri gjithsesi është vënë nën kontroll, ndërsa mbeten për t’u zbuluar shkaqet e nisjes së zjarrit.

Artikulli paraprak“VARIETE 2015”
Artikulli tjetërCHAMPIONS, BARCELONA “SHTYP” BAVAREZËT