Si pasojë një zjarri në një kasolle në Tepelenë, në fshatin Lekel ka humbur jeten nje 80 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes reth orës 8 ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit që i mori jeten të moshuarit.

Alisha Mullaraj prej 10 vitesh punonte si bari në një stan pranë fshatit Lekël të Tepelenës. Mullaraj prej 25 vitesh kishte gjetur ngrohtësinë e fshatit, të cilët e ushqenin dhe vishnin duke e parë si pjesë të tyre. E ai u ruante tufat e bagëtive.Ne moshe te re ai ishte aksidentuar duke rene nga kali dhe nuk ishte mjekuar duke mbetur invalid.

I moshuari, një natë më parë ka ndezur zjarr për t’u ngrohur, por fatkeqësisht ka marrë flakë sfungjeri që përdorte si dyshek për shkak të erës së fortë. E për pasojë i moshuari ka humbur jetën.

Familja Gjokthomi, e cila e mbante si bari të ndjerin në tufën e tyre ne fshatin Lekël të Tepelenës dhe që ishin të vetmit që kujdeseshin per te.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET MAKINA E POLICISË TEK MBIKALIMI I RINASIT, LËNDOHEN DY POLICË
Artikulli tjetërAKU BLLOKON THERTOREN. MISHI PA VULË, DHE SUBJEKTI I PAREGJISTRUAR