Kati i parë i një pallati në qytetin e Burrelit në të cilin nuk banonte njeri u përfshi nga flakët mesditën e sotme .
Zjarri shkaktoi panik për rreth 50 familje që banojnë në pallatin e ish oficerave dhe bizneseve aty pranë.
Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës në Bashkinë e Matit por edhe të repartit të ushtrisë të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Fatmirësisht zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëme.Dyshimet janë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Ky kat nuk banohej por prej vitesh ishtë shndërruar në një magazinë dhe banorët kishin vendosur aty orendi të vjetra që nuk i përdornin.