Zjarri në laboratorin e Policisë Shkencore. Prokuroria pushon hetimet, zjarri nga shkëndija elektrike
Prokuroria e Tiranës, pushon hetimet për zjarrin në koridorin e laboratorit të policisë shkencore, ku u dogjën 20 mostra kanabisi dhe disa kg lëndë narkotike. Për hetuesit, ekspertët kanë konstatuar se zjarri ka qënë si pasojë shkëdijës elektrike dhe nuk ka sjellë rrezikun apo dëmtimin e provave, pasi ato ishin marrë me proçesverbal për ekzaminim para rënies së zjarrit. “Shkëndija elektrike” shkaktoi zjarrin në koridorin e laboratorit të policisë shkencore brenda ndërtesës së Gardës, duke djegur 20 mostra të drogës dhe disa kg hashash. Prokuroria e Tiranës, pas këtij konstatimi nga ekspertët shkencorë, ka vendosur psuhimin e çështjes, pasi për djegien nuk mund të mbaj përgjegjësi asnjë individ, qoftë zyrtarë i institucionit apo kompanisë që ka kryer instalimet elektrike. Edhe pse zjarri ishte si pasoj e djegies së dy llambave luminishente të prodhimit kinezë jashtë standartit të kërkuar. Për hetuesit, burimi i nxehtësisë është një drosel elektromagnetik dhe vendosja e ndriçuesve në të nuk ishte bërë në mënyrën e duhur. Në vendimin e pushimit thuhet se “kontakti i droseleve të tejnxehur me lëndën djegëse, shoqëruar me ndonjë fallso kontakt të përcjellësit elektrik me shpërndarjen e falimenteve të llabave neon ose ndonjë shkëndije elektrike të çastit ka sjellë zjarrin”. Në dosjen e pushimit, që mban firmën e titullarit të institucionit të akuzës në kryeqytet, nuk është përcaktur sasia e drogës së djegur edhe pse pranohet nga dëshmitë e zyrtarëve të laboratorit se në koridor kishte lëndë narkotike dhe mostra të hashashit. Në këto dëshmi, thuhet se në tavolinën e koridorit që u pushtua nga flakët ishin vendosur rreth 20 mostra, 12 prej të cilëve ishte kanabis sativa dhe që nuk kishin autor. Ndërsa 8 dosje të tjera ishin me autor, por mostrat e lëndës narkotike të djegur ishin marr me herët me proçeseverbal për ekspertizë dhe kanë efektin e provës. Pra, djegia e tyre nuk cënon hetimin në tërësi të ngjarjeve thuhet në vendimin e pushimit të porkurorisë.Djegia e këtyre mostrave në koridorin e laboratorit të policisë shkencore ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të datës 5 nëntor 2015 brenda ambienteve të Gardës së Republikës, ku ishte transferuar laboratori i policisë shkencore. Zjarrin në laborator, e ka denoncuar kreu i opzitës dhe më pas selia blu ka vazhduar me akuza konkrete ndaj ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri, për zjarrvënie të qëllimshme të laboratorit.