Një zjarr i rënë në një stallë në fshatin Melgushë të bashkisë Vau Dejës ka rrezikuar djegien e një banese.
Kanë qenë vetë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar zjarrëfikëset. Sipas tyre efektivët e zjarrëfikëses janë larguar pa e shuar zjarrin plotësisht dhe se janë detyruar ta shuajnë zjarrin me mjete rrethanore. Banorët tregojnë se si kanë parë flakët e zjarrit. Për disa orë me radhë banorët e fshatit Melgushë janë angazhuar në shuarjen totale të zjarrit edhe pse nuk e kanë patur të lehtë për shkak të mungesës së ujit të bollshëm dhe kushteve jo të duhura.