Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci ka reaguar per zjarrin qe perfshiu nenstacionin e Draçinit.

“Nënstacioni i Draçinit dhe disa kabina të furnizimit me energji të lagjeve të qytetit janë përfshirë nga zjarri, gjë që ka sjellë që një pjesë e qytetit të jetë pa energji elektrike.
Forcat zjarrfikëse të PMNZ-së Shkodër kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrin në :
1- Nën-stacionin e Draçinit
2- Kabinën elektrike të lagjes Kiras
3- Kabinën elektrike të lagjes Zukth-Kashta
4- Kabinën elektrike të lagjes Xhabije
5- Kabinën elektrike të lagjes Tophanë.

Zjarret janë regjistruar njëkohësisht në harkun kohor të 2-3 minutave, por falë ndërhyrjes së shpejtë të grupeve të zjarrfikësve gjithçka është vënë nën kontroll. Janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 18 efektivë, forcat e policisë së shtetit, policisë bashkiake dhe punonjësit e OSHEE-së.

Specialistët e OSHEE-së po punojnë për riparimin e shpejtë të dëmeve dhe rikthimin e energjisë elektrike për abonentët. Dua të falënderoj zjarrfikësit për ndërhyrjen e shpejtë që kanë bërë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrave të zjarrit.”

Artikulli paraprakRAMA: HUMORI JO NË NIVELIN E DUHUR
Artikulli tjetër“TRASHËGIMIA KULTURORE E SHKODRËS”