Pjesa më e madhe e banoreve të pallatit që u përfshi nga flaket e zjarrit mbrëmjen e së mërkures në Lezhë, e kaluan naten tek të afërmit e tyre, përshkak të prezences së madhe të tymit që mbuloi shkallet dhe apartamentet.Shërbimi zjarrfikës dhe policia qëndruan në terren për disa ore, derisa situata u normalizua, ndërsa dëmet e shkaktuara janë minimale.
Prezenca e tymit solli nxirje të mureve të shkalleve dhe disa apartamenteve, ndërsa punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë punuar deri në oret e para të mëngjesit të së enjtes për rikuperimin e dëmëve.Deri tani është rikthyer energjia elektrike për rreth 80% të abonenteve në këtë pallat dhe deri në oret e mbrëmjes pritet të rikthehet energjia edhe per pjesen tjeter te banoreve.Këta të fundit tregojnë friken dhe panikun e përjetuar nga shpërthimi i bllokut elektrik.
Kati i parë i pallatit në bllokun e banimit pranë Lumit Drin në Lezhë u përfshi nga zjarri rreth orës 18:00 të së mërkures, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës u bë i mundur që flaket të mos përhapen.Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi I bllokut elektrik, si shkak i ngarkeses së krijuar në rrjet.