Në Devoll dhe në Bulqizë vijon zjarri në dy vatra, ndërsa në terren janë forca të FA-së, punonjës të bashkisë, zjarrfikëses dhe banorë të zonave për të shuar flakët.

Në Nikolicë të Devollit janë djegur 30 hektarë bimësi, kullota dhe pisha. Punonjësit po ndërhyjnë me mjete rrethanore, por pa sukses sepse vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi.
Kryetari i bashkisë Eduart Duro ka nxjerr punonjësit e administratës në aksionin për të shuar zjarrin, ndërsa ka bërë edhe një kërkesë për ndërhyrje nga ajri, si rruga e vetme për neutralizimin e flakëve.

Ka shkuar në 85 numri i forcave që operojnë për shuarjen e flakëve në Nikolicë.

Ndërkohë që një vatër zjarri është regjistruar edhe në Bulqizë. Aktualisht zjarri vijon në pyje dushku dhe ahu ku perimetri i jashtëm i vatrës po izolohet nga dy anët, por deri tani janë djegur mbi 5 hektarë në Fushë Bulqizë.

Në vendngjarje po punojnë shërbimi zjarrfikës, drejtoria e pyjeve, emergjencat civile bashkiake dhe banorë të zonës.

Artikulli paraprakKAPET ME DROGË,ARRESTOHET DJALI I KRYEBASHKIAKUT TË BULQIZËS
Artikulli tjetërSTUDIO E HAPUR – JULI NDOCI